Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në Lushnje, në vendin e quajtur “Rruga e Palmave” pranë tregut të fruta perimeve.
Uniformat blu raportojnë se një motor ka përplasur për vdekje një 49-vjeçar.
Bëhet me dije se shtetasi Ledion Duro, drejtuesi i motorit, ka përplasur shtetasin Gramoz Xhumari 49 vjeç nga Karbunara.
Sipas informacioneve, 37-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur këmbësorin.
“Në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, Lushnjë, shtetasi L. D., 37 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka përplasur një këmbësor, shtetasin G. D., 49 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Shtetasi L. D. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”,-njoftoi policia./Opinion.al