Një aksident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Zhymë. Sipas policisë, shtetasi Th.Ç., 67 vjeç duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 67-vjeçari. Ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Sot rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, shtetasi Th. Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip “Lifan”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga”,-njofton policia./Opinion.al