Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua këtë pasdite në aksin Shkodër – Velipojë.
Mësohet se një makinë ka përplasur një motor, pranë fshatit Trush, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit të fundit.
Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ Opinion.al