Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Shkodër-Hani i Hotit.
Sikurse bëhet me dije, shtetësja Hatixhe Dela ka humbur jetën ndërsa bashkëshorti i saj Emirjan Delaj është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se shoferi, Emirjan Delaj, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të parkuar./Opinion.al