Aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, mesditën e sotme.
Sikurse njofton policia, një automjet ka aksidentuar një motirr me drejtues shtetasin M.Gj., banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Opinion.al