Një aksident me vdekje është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Fier-Seman”, ku shtetasi me inicialet A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.