Një aksident me vdekje është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Belsh-Kuçovë.
Sipas policisë, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan, ka përplasur një motoçikletë me drejtues shtetasin S. B., i cili ka ndërruar jetë.
“Në aksin rrugor Belsh – Kuçovë, në fshatin Dëshiran mjeti tip “Volksëagen”, me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan , është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin S. B., banues në fshatin Dëshiran.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçikletë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia./Opinion.al