Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vajkan të Fierit, ku ka mbetur viktimë një person.
Shpëtim Isufi, 63 vjeç, po udhëtonte me biçikletë kur është goditur nga një automjet me shpejtësi.
Si pasojë e përplasjes së fortë Shpëtim Isufaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja dhe identiteti i tij ende nuk dihet.
Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet. /Opinion.al