Kronikë

Aksident me motor, humb jetën studenti shqiptar në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:48 - 15/08/21 |
Opi Nion

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas mediave vendase viktima është Xhimi Mena, student, i cili ka qenë duke udhëtuar me motor së bashku me një shokun e tij, nga Pelasgia në Glyfa, ku kishin takuar miqtë e tyre.

Ndërkohë një mjet i drejtuar nga një 37-vjeçar, i cili po ecte në rrugën dytësore i ka përplasur, pasi nuk e ka parë motorin. Nga përplasja mbeti i vdekur 22-vjeçari, drejtuesi i motorit, ndërsa fatmirësisht u plagos lehtë shoku i tij 21-vjeçar, i cili po trajtohet jashtë rrezikut në Spitalin e Lamias./Opinion.al

Pas