Kronikë

Aksident me aksin Lushnje-Rrogozhinë/4 të plagosur, mes tyre një fëmijë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:40 - 30/01/22 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Gramsh.

Në të u përfshinë dy makina, në një prej të cilave udhëtonte një çift bashkëshortësh dhe fëmija i tyre. Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur 4 persona, familja me 3 anëtarë dhe një person në mjetin tjetër.

Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjes dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e stabilizuar, pa rrezik për jetën.

Sipas “Klan News”, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i një prej automjeteve, i cili ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara. Ai do t’i nënshtrohet dhe testit të alkoolit pasi dyshohet se ka qenë në drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Pas