Një aksident masiv është regjistruar mëngjesin e kësaj të martë në rrugën Elbasan-Peqin.
Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë katër mjete, tre furgonë dhe një trajler. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoritetet që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për të normalizuar trafikun në këtë aks rrugor.