Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Vorë-Tiranë.
Policia bën me dije se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë është lënduar drejtuesi i një prej mjeteve dhe një pasagjer, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autoritetet njoftojnë se po vijon puna për normalizimin e qarkullimit rrugor.