Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Kakarriq.
Mësohet se janë përplasur 3 automjete, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar rëndë një person.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa policia po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.