Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Mësohet se në rrugën Pogradec-Drilon, shtetasi T. P rreth 67 vjeç, duke drejtuar mjetin me targa TR3460J, ka aksidentuar shtetasen e mitur O.B, rreth 11 vjeçe, banuese në Buçimas (këmbësore në rrugë).
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat ndërsa shtetasja O.B, u transportua në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Policia Rrugore gjen rastin t’iu bëjë thirrje të gjithë drejtuesve të jenë më të kujdesshëm në drejtimin e mjeteve dhe të respektojnë Kodin Rrugor, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore