Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur Munaz në Mirditë.
Rreth orës 11:50, shtetasi A.P. 47 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjeria shtetasja M.P. 54 vjeçe, banuese në Lezhë si dhe janë lënduar 2 pasagjerët e tjerë, shtetasi Gj.P. dhe shtetasia D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit, nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.