Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës, në Kosovë.
Mësohet se një makinë është përplasur nga treni dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar.
Ky lajm u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për Klankosova, i cili tha:
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.”
Gashi deklaroi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura në vazhdim.