Kronikë

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën 29-vjeçarja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:21 - 08/10/21 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, në Korçë.

42 vjeçari K. G., duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë dëmtime pasagjerja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë.

Edhe drejtuesi i mjetit K. G., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas