Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur përgjatë mbrëmjes së djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.
Një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë në afërsi të ish-fabrikës se këpucëve në Gjirokastër.
Si pasojë e goditjes së fortë ka humbur jetën 17-vjeçari Myftar Xhebro, drejtuesi i mjetit, i cili nuk ishte në pronësi të tij. Grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përplasur në një pemë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.Xh., 17 vjeç, banues në Gjirokastër (automjeti nuk është në pronësi të këtij shtetasi).
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /Opinion.al/