Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Bulqizë-Fushë Bulqizë.
Sipas informacioneve të para, një makinë tip fuoristradë me gjashtë anëtarë të një familje ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person.
Ndërkohë, pesë të tjerë janë në gjendje të rëndë në spitalin e Bulqizës.
Njoftimi i policisë
Bulqizë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Foristrade’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa shtetasja M.Z., ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.