Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman.
Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person.
Në vendngjarje ka shkuar policia që po kryen ekspertizën për të zbardhur detajet dhe shkaqet e këtij aksidenti.