Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një qytetari, ka ndodhur mesditën e sotme, në aksin rrugor Shkodër-Bushat, në fshatin Beltojë.
Policia njofton se mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin H. M. është përplasur me një motoçikletë ku si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës, shtetasi L. L. 68 vjeç, ka gjetur vdekjen.
68 vjeçari ishte banues në fshatin Ashtë, në Shkodër. Policia ka ngritur një grup hetimor për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./ Opinion.al