Bota

Aksident hekurudhor në Portugali, viktima dhe të plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:34 - 01/08/20 |
Opi Nion

Dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 37 persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti hekurudhor në Portugali.

Një tren i shpejtësisë së lartë është përplasur me një makineri mirëmbajtjeje në qendër të Portugalisë në qytetin Coimbra.

Më shumë se 160 mjekë dhe zjarrfikës mbërritën në vendin e ngjarjes, për t’i dhënë ndihmën e parë personave të lënduar.

Kryetari i bashkisë së Coimbra-s konfirmoi se viktimat ishin duke punuar në shina në momentin kur ndodhi aksidenti, ndërsa drejtuesi i trenit është mes 7 personave që ndodhen në gjendje të rëndë pas kësaj ngjarje. / Opinion.al

Pas