Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 7-vjeçare, e identifikuar me iniciale A.C.
Sipas njoftimi zyrtar bëhet me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Vlorë/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al