Aktualitet

Akset me fluks të shtuar, parakalimet i kushtojnë shtrenjtë 207 shoferëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:49 - 30/08/20 |
Al Do

Policia njofton se i pasojë e kthimit të qytetarëve nga zonat bregdetare, në të gjitha akset rrugore nacionale ka fluks të shtuar. Në disa akse apo segmente fluksi është autokolonë dhe lëvizja është e ngadaltë kjo edhe për shkak të tre rasteve të përplasjeve të automjeteve, si rezultat i parakalimeve të gabuara, thotë policia.

Në të gjitha akset rrugore nacionale vijojnë kontrollet me radar, drager e dron për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar me gjobë, në të gjitha akset rrugore nacionale, 207 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.

Nga patrullat e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore janë vendosur 189 masa për përdorim të celularit, 68 masa për mos përdorim të rripit të sigurimit dhe 38 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse. /Opinion.al

Pas