Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akil Kraja: Të rinjtë e PD do shpëtojnë Shqipërinë

2015/11/08 at 7:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Akil Kraja: Të rinjtë e PD do shpëtojnë Shqipërinë

Akil Kraja

Anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë (PD)

Gazetari Blendi Fevziu, me të drejtë, ngre në një shkrim të tijin të fundit, çështjen e angazhimit të të rinjve në politikë, dhe në veçanti pranë Partisë Demokratike. Si shumë të rinj të zgjedhur rishtazi në Këshillin Bashkiak Tiranë, do t’i bëja bisht përgjegjësive politike që kam marrë përsipër nëse nuk do të ndaja me lexuesit dëshminë time personale mbi këtë eksperiencë.

E vërteta është që publiku është gënjyer. E vërteta është, që të rinjtë në politikë nuk po sjellin energji të reja dhe ideale të pastra.

A do të më besonit, nëse për shkak të eksperiencës dhe formimit tim, do t’ju thoja që do të isha një administrator më i mirë dhe më i ndershëm se shumë emërime të reja të kësaj maxhorance? A do të më besonit nëse do t’ju thoja tekstualisht se dhe unë kam lënë një punë të mirë paguar në sektorin privat për t’i shërbyer një ideali politik? Po sikur t’ju thoja që jetoj në një apartament me qera, dhe jam madje dhe më i pasur se deklaratat zyrtare të Edi Ramës, dikur një Kryetar Bashkie qiraxhi me një pasuri prej vetëm 3.000 eurosh?

Sot, çdo lexues, votues, qytetar dhe analist, ashtu si Z.Fevziu, ka të drejtë të ndihet i zhgënjyer nga angazhimi i të rinjve në politikë. Ata ndihen të mashtruar. Modeli i dështuar i “rilindjes” së stafeve politike të Partisë Socialiste nuk kishte sesi të mos hidhte hije dyshimi dhe në angazhimin e të rinjve në Partinë Demokratike.

Para disa javësh, një gazetë kombëtare u tregua po kaq dyshuese ndaj koordinatorëve të rinj të opozitës me një dosje të realizuar enkas për to. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe disa portale mediatike në internet. Do të kishte qënë më e volitshme që ky interes i lartë të përkthehej dhe në dhënien e një hapësire më të madhe ndaj të rinjve në formën e intervistave apo publikimin e artikujve të tyre.

Sot të angazhohesh në politikën shqiptare si një i ri, të flasësh shkoqur e ndershmërisht, të kushton në rastin më të mirë ndonjë sms kërcënuese, dhe në rastin më të keq, cënim të sigurisë fizike e profesionale. Nuk duhet harruar që politika shqiptare është e kriminalizuar, po kështu dhe administrata dhe madje në disa raste dhe forcat e rendit. Kjo nuk është pa pasoja për angazhimin politik të të rinjve. Disa prej tyre, shpesh herë më cilësorët dhe më profesionistët, zbrapsen nga ky realitet. Për t’u angazhuar në politikë, sot, duhet të jesh ose i paftyrë e maskara, ose kurajoz e idealist në kufinjtë e absurdit.

Vendi ynë gjëndet përballë një situatë ku kaubojsat, maskarenjtë e kriminelët po mbahen për burra të mirë, dhe ku rrëfimet për burrat e mirë po vyshken në baladat e eposit. Elitat shqiptare nuk arrijnë dot të rrezatojnë vlerat e nevojshme për të frymëzuar rininë dhe të shërbejnë si modeli politik për t’u ndjekur. Me pak fjalë, të rinjve u thuhet : bëni si themi ne, por mos bëni si bëjmë ne.

Në rastin më të mirë, të rinjtë akuzohen nga të “moderuarit” se po radikalizohen, ndërsa nga “radikalët” se janë shumë të moderuar. Në rastin më të keq, përballja merr krahun e konfliktit mes brezave të vjetër e të rinj. I tëri, një debat shterpë. Të qenurit i ri në politikën shqiptare nuk është çështje moshe por vlerash. Ky ishte thelbi i artikullit që u bë shkas për këtë shkrim.

Vendi ynë ka nevojë për të rinj në fjalë, në mendime, në profil, në energji e në vlera. Ka nevojë për një përfaqësim dhe një ambicie të sinqertë.

Si mund të arrihet kjo?

Së pari, mediat kanë një rol të rëndësishëm në promovimin dhe mbrojtjen e kësaj fryme. Në një kohë kur flasim për dekriminalizim, ndryshim kursi e modeli politik, u takon mediave të bëhen amplifikatorë të mendimeve e risive intelektuale të shprehuara nga autorë, analistë e individë të rinj. Perceptimi në publik është se hapësira mediatike ngelet ende e pushtuar nga të njëjtat figura të cilat ose nuk janë dot në gjëndje të sjellin risi, ose shihen si të kapura e jo të sinqerta. Por gjetja e talentit të ri nuk është aq e thjeshtë në Shqipërinë e 100.000 azilkërkuesvë.

Së dyti, korrupsioni lemeritës i pushtetit të sotëm, është mbi të gjitha dëshmia e mungëses së një ekonomie të lirë dhe reminishencës komuniste. Për shumë të rinj, angazhimi politik shihet si një mënyrë për të siguruar sukesin financiar të biznesit të tyre. Fushata e turpshme selektive e gjobave ndaj bizneseve gjatë dy muajve të fundit u jep të drejtë shumë prej syresh. Prandaj Shqipëria ka nevojë që të rinjtë të synojnë fitimin e ndershëm sipas parimeve të një tregu efikas pa ndërhyrje nga politika, por dhe njëherazi të besojnë në një vizion politik të çliruar nga interesat ekonomike e kriminale.

Së treti, para dilemës mes parasë së shpejtë që të jep pushteti i inkriminuar, dhe idealizmit opozitar që kërkon të sakrifikosh karrierrën dhe qetësinë familjare, partitë politike duhet të identifikojnë mekanizma mbrojtës dhe incentivizues për të mbështetur maksimalisht angazhimin politik të aktivistëve të rinj. Organizimi efikas i forumeve rinore, i akademive dhe i fondacioneve politike, shoqëruar nga krijimi i urave të shkëmbimit mes brezave të politikanëve, janë një mënyrë për të forcuar dhe më tej unitetin e nevojshëm të një force politike solide.

Së katërti, dhe mbi të gjitha, duhet që vetë të rinjtë të mos kenë frikë të shprehin pritshmëritë dhe kritikat e tyre, duke dalur nga llogjika “një votë/një vend pune” e rrogëtarit militant të shtetit-parti. Të rinjtë duhet të mbështesin risinë, duhet të jenë radikalë, demokratë, ambiciozë për liritë dhe të ardhmen e tyre si qytetarë e sipërmarrës. Apatia e të rinjve është bumerangu më i madh ndaj çdo ambicie demokratike për një komb. Të rinjtë duhet të jenë në rreshtin e parë dhe jo spektatorë duartrokitës.

Unë besoj se Partia Demokratike ka arritur të gjejë balancën e duhur mes këtyre katër pikave në mënyrë që çdo i ri që kërkon të angazhohet në politikë, të ketë mundësi të japë kontributin e tij.

Është pikërisht ky kontribut i ri, e ritheksoj në mendime dhe jo në moshë, i cili ka bërë të mundur që sot, për herë të parë, Shqipëria të ketë 1) një opozitë profesionale në gjëndje të propozojë një alternativë ligjore dhe ekonomike për çdo çështje të ngritur dhe të realizuar nga ekipe dhe departamente të specializuara; 2) një opozitë kurajoze që guxoi, e vetme, të ngrinte çështjen e dekriminalizimit të Parlamentit dhe të qeverisjes Rama, duke denoncuar çdo ditë një aferë korruptive kriminale të re; 3) një opozitë qytetare bazuar në parimin një anëtar një votë i cili po zbatohet dhe gjatë zgjedhjeve të fundit të FRPD-së; 4) një opozitë ndërkombëtare rishtazi anëtare e PPE-së dhe e mbështetur fuqimisht nga partitë simotra europiane.

Partia Demokratike është sot padyshim më profesioniste, kurajoze, qytetare dhe ndërkombëtare. Kjo është një risi në vetvete e mundësuar nga fryma e re që e karakterizon këtë grupim politik. Debati të rinj dhe të vjetër nuk ekziston por mund të përmblidhet në një llogjikë konsolidimi mes një rrjeti degësh njërëzore që zgjerohen dhe një mori rrënjësh politike që thellohen. Partia Demokratike po dëshmon se është një qënie e gjallë, trungu i së cilës po i adaptohet më së miri degradimit të një qeverisjeje e cila mund të mposhtet vetëm nga rikthimi i ofertës së duarëve të pastra, ashtu si në vitin 2005. Një kontratë morale me qytetarin e cila fillon nga besimi që PD arrin të ngjallë për të ardhmen, nga besimi që PD do të arrijë të krijojë tek të rinjtë.

Historia na mëson që 25 vite më parë, ishin pikërisht të rinjtë që rrëzuan qeverisjen më diktatoriale të Europës. Sot, të rinjtë dëshirojnë të jenë sërish aktorë në rrëzimin e qeverisjes më kriminale të Europës. Por këtu, Blendi Fevziu ka të drejtë, beteja e të rinjve është në shumë nivele, te sheshi por dhe në parlament…

 

Ju sugjerojmë

Rrëshen/ Babë e bir qëlluan me armë në drejtim të një automjeti
Kronikë

Rrëshen/ Babë e bir qëlluan me armë në drejtim të një automjeti

26 Mars, 2023 8:18 pm
Berisha komenton kandidatët e PS: Diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me …
Aktualitet

Berisha komenton kandidatët e PS: Diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me …

26 Mars, 2023 7:52 pm
I shpërthen lënda plasëse duke peshkuar në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari
Aktualitet

I shpërthen lënda plasëse duke peshkuar në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari

26 Mars, 2023 7:27 pm
Kurti: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
Aktualitet

Kurti: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

26 Mars, 2023 7:12 pm
Vlorë/ Vetëhidhet nga kati i katërt i banesës së pushimit 17-vjeçarja
Aktualitet

Përfshihet nga flakët automjeti në garazh, asfiksohet e moshuara

26 Mars, 2023 7:06 pm
Pse u shmang PD nga takimet e tij? Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish presidentit
Aktualitet

Pse u shmang PD nga takimet e tij? Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish presidentit

26 Mars, 2023 7:03 pm
“Mami, s’ia dal dot më me babin”, nëna kujton mes lotësh fjalët e të birit 7-vjeçar
Te Fundit

“Mami, s’ia dal dot më me babin”, nëna kujton mes lotësh fjalët e të birit 7-vjeçar

26 Mars, 2023 7:00 pm
Borrell: Duhet të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Bota

Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, Borrell: Gati për sanksione të reja

26 Mars, 2023 6:56 pm
Bota e Putinit bëhet më e vogël
Bota

Bota e Putinit bëhet më e vogël

26 Mars, 2023 6:22 pm
Takoi Kurtin, Meta: Mbështes qëndrimet e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë
Aktualitet

Takoi Kurtin, Meta: Mbështes qëndrimet e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë

26 Mars, 2023 6:07 pm
Para
Opozita e munguar e të rinjve në PD

Opozita e munguar e të rinjve në PD

2 vjet qeverisje, ja si ndryshuan llogaritë bankare të ministrave

2 vjet qeverisje, ja si ndryshuan llogaritë bankare të ministrave

Zbuloni problemin më të madh të shqiptarëve sot

Zbuloni problemin më të madh të shqiptarëve sot

Please login to join discussion







TE FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen

Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen
26 Mars, 2023

Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrëshen, Mirditë. Klan News bën me dije...

Lexo më shumë

Berisha komenton kandidatët e PS: Diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me …

Berisha komenton kandidatët e PS: Diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me …
26 Mars, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi këtë të dielë, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”,  për Bashkinë Berat, Zija Ismaili. Gjatë fjalës së...

Lexo më shumë

I shpërthen lënda plasëse duke peshkuar në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari

I shpërthen lënda plasëse duke peshkuar në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari
26 Mars, 2023

Një 50-vjeçar ka humbur jetën këtë të dielë, pasi i ka shpërthyer lënda plasëse me të cilën ai po peshkonte...

Lexo më shumë

Kurti: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Kurti: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
26 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimeve të zhvilluara me Ramën, Nikollën, Begajn e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com