Presidenti i Akademisë maqedonase të Shkencës, Taki Fiti në një fjalim të mbajtur në Shkup ka deklaruar se Nënë Tereza është nga Maqedonia dhe se i takon etnisë vllahe.
Duke folur për Gonxhe Bojaxhiun, Fiti u shpreh se ajo nuk është shqiptare pasi babai i saj Nikola Bojaxhiu ishte vlleh dhe nëna e saj ishte nga Shkupi me etni të përzierë maqedonase dhe shqiptare.
Ai theksoi se ajo që është më interesante është fakti se stërnipat e saj që kanë një dyqan bizhuterish në Shkup nuk flasin shqip.