Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akademia e Shkencave-Fugës: Propozimi, cënim i drejtpërdrejtë i autonomisë

2023/02/28 at 3:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akademia e Shkencave-Fugës: Propozimi, cënim i drejtpërdrejtë i autonomisë

Akademia e Shkencave i është përgjigjur, akademikut Artan Fuga pasi shpalli kandidaturën, kundër Skënder Gjinushit.

Me një postim të gjatë në rrjetet sociale Akademia e Shkencave ka thënë se platforma e Fugës është propozuar në rrugë private dhe nëpërmjet lobimeve jashtë institucionale.

Më tej në reagim thuhet se e vetmja risi që kjo platformë kishte ishte privimi i votës së akademikëve mbi 68 vjeç.

ASHSH thotë se një propozim i tillë është dhunë dhe cenim i drejtpërdrejtë i autonomisë së Akademisë së Shkencave.

REAGIMI I PLOTË

Në respektim të etikës akademike dhe të opinionit publik, ndihemi të detyruar të distancohemi e të përgënjeshtrojmë gjithçka thuhet nga një anëtar i Asamblesë në adresë të saj e veçanërisht të deputetëve të nderuar, vetëm për faktin se ata kanë mbështetur e mbështesin reformimin e Akademisë nëpërmjet ligjit të ri dhe jo përmes deklarimeve me sharje, fyerje, denigrime e të pavërteta.

Ligji i ri është produkt i vetë Asamblesë së Akademisë së Shkencave (vetëm me një votë kundër), i hartuar nëpërmjet një procesi publik mbi njëvjeçar, në bashkëpunim me institucione prestigjioze si ALLEA (All European Academies) e Akademia “Leopoldina” e Gjermanisë dhe e miratuar nga Kuvendi në sajë të kontributit të deputetëve, shumicës së tyre, të cilët e votuan me bindjen e plotë se ky ligj do të ishte baza e ndryshimit të shumëpritur, dhe arritjet e gjithanshme, në këto 3 vjet, të vlerësuara nga tërë institucionet bashkëpunuese me Akademinë e Shkencave, e dëshmojnë këtë pritshmëri.

Me këtë qëndrim Kuvendi ndali platformën e propozuar në rrugë private, nëpërmjet lobimeve jashtë-institucionale nga anëtari në fjalë, e cila, të vetmen “risi” kishte privimin nga e drejta e votës e akademikëve mbi 68 vjeç. Gjithkush e kupton se një propozim i tillë është dhunë e vërtetë dhe cenim i drejtpërdrejtë i autonomisë së ASHSH. Efektet e një mase të tillë për interesa të qarta politike u provuan më 2007, e këtë model të z. Fuga Perëndimi e ka dënuar si të paprecedent, me akte të veçanta të ALLEA-s, dhe Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar si antikushtetues.

Në rast se deputetët do t’i bindeshin lobimit për platformën, sot z. Fuga jo vetëm s’do të kandidonte dot, por as do të kishte të drejtën e votës, pasi tashmë ka plotësuar kriterin e moshës (mbi 68 vjeç), të vënë nga ai për të tjerët 4 vjet më parë.
Ligji i ri e Statuti i dalë në zbatim të tij garanton kandidimin e lirë të çdo anëtari të Asamblesë dhe zgjedhjen e akademikëve të rinj e të organeve drejtuese prej vetë Asamblesë e jo prej komisioneve qeveritare, siç do të impononte “modeli” i platformës. Për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave nuk ka pasur në asnjë rast ankesë për shkelje procedure, deformim vote a moslejim kandidimi, përveç virtualisht nga anëtari i vetëm që s’merr pjesë në votim.

Sa u përket mandateve të anëtarëve të Kryesisë, si ligji i ri, dhe ai i mëparshëm e amendamentet që po shqyrtohen, kanë pasur e kanë të drejtën dhe kufizimin për dy mandate e jo më shumë për të njëjtin funksion./Opinion.al

Etiketa: Artan FugaASHSHPergjigjie

Ju sugjerojmë

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
-U tha në Opinion

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

3 Nëntor, 2025 10:48 pm
Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese
-U tha në Opinion

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese

3 Nëntor, 2025 10:44 pm
Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës
-U tha në Opinion

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës

3 Nëntor, 2025 10:39 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, humb jetën një person

3 Nëntor, 2025 10:26 pm
Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita
Aktualitet

Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita

3 Nëntor, 2025 9:24 pm
Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare
Aktualitet

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare

3 Nëntor, 2025 8:18 pm
Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet
Bota

Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet

3 Nëntor, 2025 8:16 pm
Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

3 Nëntor, 2025 7:11 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

3 Nëntor, 2025 7:05 pm
Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen
Aktualitet

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

3 Nëntor, 2025 7:03 pm
Para
Akuzohet për trafik kokaine, Belgjika dënon me 12 vite burg Ramazan Rrajën

Akuzohet për trafik kokaine, Belgjika dënon me 12 vite burg Ramazan Rrajën

Mbytja e peshkarexhës, peshkatari tregon tmerrin në det të hapur: Ishte si në filma

Mbytja e peshkarexhës, peshkatari tregon tmerrin në det të hapur: Ishte si në filma

Fuga- Akademisë së Shkencave: Nuk kam fyer njeri, askush s’ma heq të drejtën e kandidimit

Fuga- Akademisë së Shkencave: Nuk kam fyer njeri, askush s’ma heq të drejtën e kandidimit

TE FUNDIT

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
3 Nëntor, 2025

Analisiti Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të...

Lexo më shumë

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese
3 Nëntor, 2025

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Rion Veliaj nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, për analistin Baton Haxhiu...

Lexo më shumë

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës
3 Nëntor, 2025

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkikut të Tiranës është duke u diskutuar...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, humb jetën një person

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
3 Nëntor, 2025

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë–Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com