Akademia e Biçikletave do të hapë dyert së shpejti dyert për fëmijët pranë stadiumit kombëtar në Tiranë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se kjo Akademi synon edukimin dhe nxitjen e fëmijëve që të mësojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
“MIRËMËNGJES! Akademia e Biçikletave së shpejti do të hapë dyert për fëmijët.
Në këtë hapësirë do të kenë mundësi të mësojnë biçiklet , rregullat e qarkullimit, të eksplorojnë dhe të argëtohen”, shkruan Veliaj.
Përveç marrjes së mësimeve bazë për çiklizmin, akademia e biçikletave do të jetë gjithashtu në një hapësirë zbavitëse dhe rekreative për grupmosha të ndryshme.