Emetimet e dioksidit të karbonit në Indi kanë rënë për herë të parë në gati katër dekada.
Sipas një analize të bërë nga ueb-faqja britanike e mjedisit, Carbon Brief, kjo nuk ka ndodhur vetëm si rezultat i izolimit nga koronavirusi.
Zvogëlimi i përdorimit të energjisë elektrike dhe konkurrenca nga burimet e rinovueshme kanë dobësuar kërkesën për lëndë djegëse fosile edhe para pandemisë së koronavirusit.
Megjithatë, sipas analizës, ka qenë izolimi mbarëkombëtar në mars që ka kthyer mbrapsht trendin 37-vjeçar të rritjes së emetimeve të CO2-shit.
Studimi tregon se emetimet e tilla në Indi kanë rënë për 15% në mars dhe ka të ngjarë të kenë rënë për 30% në prill.
Ambientalistët shpresojnë se ajri i pastër këto ditë do të rrisë presionin e publikut ndaj Qeverisë indiane, për të pastruar sektorin e energjisë dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit./Opinion.al