Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ajola më telefonoi e panikosur”/ Veliaj për mesazhin që i çoi një i ‘panjohur’ bashkëshortes së tij: Më doli një aktivist i PD që…

2025/03/06 at 11:41 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Ajola më telefonoi e panikosur”/ Veliaj për mesazhin që i çoi një i ‘panjohur’ bashkëshortes së tij: Më doli një aktivist i PD që…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia.


Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thotë se mbahet në burg pa gjyq, prej një letre anonime, pa asnjë akuzë formale dhe falë një prokurori lunatik e një gjykatësi politik.

Ai thotë se bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa i kanë ardhur mesazhe për tu paraqitur në SPAK, nga një shtetas që sipas tij rezulton specialist në Spital të Fierit dhe aktivist i Partisë Demokratike, dega Libofshë.

Pas kësaj Veliaj thotë se i kërkoi këtij shtetasi të mos i ngacmonte familjen në mungesë, gjë e cila sipas tij në dosje është komunikuar si mesazh intimidues.

Reagimi i Erion Veliajt:

“Shteti me Uacap”

Mirëdita e veç mbarësi për secilin prej jush, sidomos ata që agjërojnë. Zoti ua pranoftë!

Por, meqë shejtani nuk merr pushim, detyrohem edhe unë të luftoj përditë me mexhelisin social, nga burgu ku jam kyçur pa gjyq, prej një letre anonime, një vetingu ilegal të 20 vjetëve jetë, pa asnjë akuzë formale dhe falë një prokurori lunatik e një gjykatësi politik.

Ju tregova 3 shtyllat patetike për burgosjen time: As kam ikur nga Shqipëria. As kam prishur prova. As përbëj rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Argumenti i fundit, por edhe më i dëshpëruari i Ols Dados është tekstualisht ky, shkruar nga dështaku violinist dora vetë (fq 277): “Sjellja e shtetasit Erion Veliaj, kur bëhet fjalë për komunikimin e përdorur me hetuesit e BKH-së dhe “kurajon” e shfaqur për t’i lënë të shkruara mesazhet e tij intimiduese në adresë të organit procedues, dëshmon qartë personalitetin e këtij të fundit”.

Në fq 361 “copy&paste” këtë e rithotë edhe Erjoni tjetër, kasapi Bani, për të arsyetuar lënien time në burg pa akuzë zyrtare. Se që ta dini ju, copy&paste është e gjithë dosja: ça shkruan prokurori, e noterizon gjykatësi, pa marrë as mundimin ta perifrazojë dhe këta të dy i lidh edhe literalisht Partia Demokratike.

Po sa turp ama, për jurisprudencën!

Lejomëni ta zbërthej pak këtë arsyetim sigurimsash: Në datën 28 dhjetor udhëtoj për takim me Bankën Botërore në Uashington. Në nisje të avionit, më merr bashkëshortja, e shqetësuar se njëfarë Samet Gurguri, emër i panjohur me numër të panjohur, e kishte ftuar të kthehej edhe një herë në SPAK, ku kishte qenë më parë për 9h e 30 min deri në kufijtë e ezaurimit fizik e mendor, përballë fustanxhiut Ols Dado.

Në gjendje të rënduar psikologjike, nën mjekim dhe mes lotësh, e vetme me djalin, më thotë se është totalisht e panikosur, që ditë të shtunë, një ditë pushimi në vigjilje të Vitit të Ri, e gjendur edhe në mes të një sulmi histerik hienash të gjirizave politikë e mediatikë, i thuhet me një sms nga një i panjohur hajde sërish në SPAK!

Po unë? Besoj bëra atë që do të bënte çdo burrë, i rashë telefonit të numrit anonim për të kuptuar se cili nëpunës shteti komunikon me Whatsap të shtunën në sabah me një grua, nënë, në prag të Vitit të Ri? Numri nuk u përgjigj.

Teksa avioni bëhej gati për nisje, duke qenë se u bë e përsëritur, që sapo largohesha nga jashtë vendit, Olsi i sulej familjes sime, i shkruaj me sms këtij Sametit “është ditë e shtunë – sabat, shabat – edhe Perëndia pushoi të shtunën” dhe i kujtoj se është “turp kjo përndjekje e përsëritur e sime shoqeje sapo unë largohem nga vendi, e i them thuaji Ols Dados boll e molestove gruan time”.

Tekstin e plotë e ka Ols Kafka, autori i këtij Procesi absurd, rrëmbyesi i telefonave tanë, që helbete kur s’ka asnjë provë rrëmon si ata perversët në telefona e vrima çelsi.

Pas këtij teksti “të rëndë” rezulton se Samet Gurguri është “intimiduar” dhe i ka kërkuar Olsit të shtojë akuzat e të përligjë burgimin tim (ose Olsi është intimiduar dhe i ka kërkuar adashit tim kasap të më mbyllë brenda se largqoftë hakmerrem me të – kushedi si e ka imagjinuar Olsi hakmarrjen time fatale!).

Po nëse na qenka “intimiduar” kaq shumë, si qenka e mundur që Gurgurit i hapëm derën edhe në 31 Dhjetor, ku erdhi në Bashkinë e Tiranës dhe këqyri dokumente, pa pyetur për rregullat e hyrje-daljeve në një institucion shtetëror, u ul edhe në kompjuterat e stafit dhe kërkoi lloj-lloj informacioni, të cilin e mori një më një?

Madje, nga “intimidimi i madh” që i bëra unë, Erioni, me një sms normale, Sameti në 31 Dhjetor qëndroi në Bashki deri në orën 18.00 të pasdites, edhe pse dihet se në ditën e fundit të vitit zonjat e çdo institucioni lihen të lira pak më herët se orari zyrtar për t’u marrë me përgatitjen e darkës së Vitit të Ri. Por, jo! Sameti na ishte kail të qëndronte në Bashkinë e Tiranës edhe për ndërrimin e viteve dhe ne ishim të gatshëm që ta mbanim aty sa të kishte qejf. E nuk besoj se Sameti ta ketë parë këtë lloj respekti as nga koleget e tij në godinën e SPAK.

Ah, i bëra edhe një kërkim në Google këtij Sametit e më doli një specialist në Spital të Fierit, aktivist i Partisë Demokratike, dega Libofshë, dhe komentues i rregullt kundër partizanëve, antifashistëve dhe komunistëve gjakatarë. Unë jam shumë i lumtur që PD-ja ka degë në Libofshë, pluralizmi në çdo cep të Shqipërisë është shenjë e një demokracie aktive. Jam gjithashtu i ngazëllyer që aktivistë si Sameti i japin Partisë së Kënetës kohën, energjinë dhe statuset e tyre – gjaku i ri për kërma si Saliu është jetik për mbijetesën e kufomës së tij politike.

Por, si zyrtar shtetëror, Sameti duhet të çojë një fletë-thirrje, me letër e me vulë, siç ia çon çdo vrasësi – e siç do duhet t’ia çonte edhe plasësit Shkëlzen apo vrasësit Sali. Nuk besoj se Sameti atyre u shkruan “o Sali” ose “o Zeno”, siç më thotë mua “o Erion”. Dhe nuk besoj jo e jo, se e zgjon Arminën apo Lirinë të shtunave në mëngjes, pasi i ka mbajtur nga 9h më parë (s’di t’i ketë thirrur ndonjëherë megjithëse për fondacione jotransparente dhe mbathje transparente janë nona), për t’u thënë “ejani edhe i her knej nga SPAKu”.

Saliu me siguri do e kish djegur të gjallë Sametin në turrën e druve poshtë ballkonit, para se t’i çonte selam me ndonjë dru mbas koke teksa i intimiduari im ishte rrugës për Libofshë. Kurse unë bëra atë që do të bënte çdo burrë e prind normal, për t’i kërkuar të mos i ngacmonte familjen në mungesë, e të mos i dhunonte gruan ditën e pushimit zyrtar para Vitit të Ri!

Por, Sameti ishte një Sali i vogël në atë rrethin e dadove të Saliut të madh, që edhe pse paguhen më shumë se Presidenti i Republikës e kanë katandisur “shtetin me Uacap”.

Përqafime me mall!



Ju sugjerojmë

Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
Bota

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

5 Qershor, 2025 4:38 pm
Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
Aktualitet

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

5 Qershor, 2025 4:32 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Sulmi i Iranit, Izraeli i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbledhje urgjente
Bota

“Kërkohej armëpushim e lejimi i ndihmave”/ SHBA bllokon rezolutën për Gazën në OKB

5 Qershor, 2025 2:58 pm
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Aktualitet

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

5 Qershor, 2025 2:48 pm
Para
Video/ I vëllai vrau të dashurën dhe veten në Shkodër, motra e autorit: Ti ishe engjëlli më i bukur në botë 

Video/ I vëllai vrau të dashurën dhe veten në Shkodër, motra e autorit: Ti ishe engjëlli më i bukur në botë 

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Aksident në Korçë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Gjenden dy persona të pajetë në Korçë, çfarë dyshohet 
















TE FUNDIT

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
5 Qershor, 2025

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar për “mbështetje pa kushte” për Rusinë në luftën e saj...

Lexo më shumë

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
5 Qershor, 2025

“Pak ditë më parë, një shqiptar i Kosovës, i cili kishte lindur, rritur dhe edukuar në Gjermani dhe u diplomua...

Lexo më shumë

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
5 Qershor, 2025

Ka dështuar seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviç (Bajri), Edmond Preka, Asmer Bilali,...

Lexo më shumë

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
5 Qershor, 2025

Rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com