Heather McGillon, ishte në spital dhe po kalonte disa komplikime gjatë shtatëzanisë e i dashuri i saj gjendej kilometra larg.
Ajo dhe i dashuri i saj ishin takuar në Republikën Domenikane ku ajo kishte shkuar si turiste dhe pikërisht në atë vend e planifikonin të ardhmen e tyre.
Por kur Heather, që vetë është nga Skocia mbeti shtatëzënë kishte vendosur që të shkonte në Britani të Madhe derisa t’i vinte koha për të lindur.
I dashuri i saj, Adonis nuk mund të merrte një vizë që i duhej për në Britani të Madhe kështu që qëndroi në vendlindjen e tij derisa të lindte fëmija.
Por siç duket, ai nuk ka pritur dhe është martuar me një grua tjetër duke ia thyer zemrën nënës së fëmijës së tij.
Heather e kuptoi se çfarë kishte ndodhur disa minuta pasi lindi fëmijën. Ajo e hapi Facebook-un dhe kishte një mesazh nga një shoqe e cila ia kishte dërguar asaj fotografitë e Adonisit që shihet se është martuar me një turiste gjermane.
“Kur e hapa mesazhin ndjeva semë kishte hipur një autobus mbi mua.Adonis po e përqafonte atë vajzën dhe ajo kishte të veshur një fustan nusërie”.
Kur Heather e kishte telefonuar Adonisin ai i kishte thënë që është martuar me të vetëm për shkak të vizës.