Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ajo më ka tradhtuar. Çfarë duhet të bëj?

2018/05/07 at 6:25 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
Ajo më ka tradhtuar. Çfarë duhet të bëj?

Le të marrim një çift normal, që është bashkë prej shumë kohësh. Lidhja e tyre tashmë është kthyer në një rutinë, megjithatë përgjithësisht gjendja duket e mirë dhe e qëndrueshme, deri sa vjen momenti kur njëri nga partnerët tradhton (shndërrohet në një dashnor, ose rend pas aventurave), ndërsa tjetri zbulon se ç’po ndodh. Ky është rasti klasik, por jo më pak i dhimbshëm për të tradhtuarit.


Reagimet e para të personit të tradhtuar janë gjithmonë shumë të forta dhe në përgjithësi ndjekin një model standard: në gjithë këtë situatë ka befasi, frikë, dhimbje, zhgënjim, konfuzion, zemërim, konflikt të brendshëm se çdo të bëhet. Të luftohet për të mbrojtur marrëdhënien nga një ndarje e mundshme, ose të lihet gjithçka dhe t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë? Të rezistosh duke shtrënguar dhëmbët apo të marrësh hak menjëherë, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë? Në këtë mori dyshimesh dhe emocionesh kontradiktore shpeshherë rriten emocione të pazakonta: shpërthime inati, të qara, ndjenja të forta xhelozie, izolim ndaj botës, ose anasjelltas, përfshirje e papërshtatshme e të afërmve dhe miqve. Gjatë kësaj periudhe partnerët mund të bëhen cinikë ose fiksohen pas lëvizjeve të njëri-tjetrit, pavarësisht çdo gjesti apo fjale.

Kaosi i fillimit Këto momente nuk japin kurrë përfundime pozitive: kaosi i brendshëm dhe ai mes çiftit rritet, energjitë pozitive shterojnë, madje as marrëdhënia nuk luan me “letrat e saj” për të rigjetur ekuilibrin, pra nuk ka më rëndësinë e dikurshme. Në fakt kjo është një fazë kalimtare, por që nuk duhet të zgjasë shumë. Nëse partneri i tradhtuar nuk arrin të gjejë pak qetësi dhe ta shohë situatën me gjakftohtësi pa u dëshpëruar vazhdimisht, pas pak kohësh mund të ndodhë diçka që nuk do ta besojë: nuk vepron më si më parë, por fillon të reagojë ndaj vetes, të kujdeset për gjithçka siç bënte dikur. Vëmendja fokusohet te jeta individuale, madje në këtë fazë fillon të rritet edhe kureshtja.

Të mos keqkuptohemi: ky nuk është egoizëm për t’u mbrojtur nga dhimbja e tradhtisë, por mundësia e vërtetë për t’u gjallëruar, për të rindier nevojat e vërteta që ishin lënë mënjanë për shumë kohë në emër të harmonisë së çiftit ose të jetës së qetë. Pikët e humbura Shumë çifte kur bashkëjetojnë, heqin dorë nga dëshirat që kanë, sepse duan të shmangin zënkat me partnerin dhe të mos prishin harmoninë duke ndezur debate të kota. Ata mendojnë se duke u privuar nga dëshirat e tyre fitojnë më shumë pikë, ose vlerësohen më shumë nga partneri. Jetojnë me bindjen se duke sakrifikuar partneri nuk do t’i tradhtojë asnjëherë dhe ato vetë nuk do të joshen nga ndonjë person tjetër.

Por ja tani, të tradhtuara ndiejnë se kanë humbur gjithçka, jo vetëm personin që donin, por edhe gjithçka që mendonin se kishin ndërtuar. Ndihen keq se janë nënshtruar. Megjithatë është pikërisht ndjesia se kanë humbur gjithçka që i ndërgjegjëson dhe çliron në trurin e tyre diçka të rëndësishme. Kur tradhtia nxit ndryshim Hapi i parë që bëjnë është marrja në dorë e drejtimit të jetës dhe njohja e personit tjetër që kanë bashkëjetuar. Përmes një analize të detajuar ato vendosin se çfarë do të bëjnë me lidhjen që kanë pasur.

Mendohen me kujdes për çdo gjë, për gjërat e vjetra dhe ato të reja, sepse ndoshta edhe rutina ka një peshë të rëndësishme në të gjithë këtë ngjarje. Duke ndjekur një rend të gjërave, do të duken mirë edhe në sytë e partnerit, madje do ta ndihmojnë atë të qartësojë ndjenjat e veta. Më kryesorja është pyetja që i bëjnë vetes: pse duhet të prisja të më tradhtonte për të ndryshuar për mirë? Ndoshta kjo ndodh, sepse tradhtia vë në diskutim vlerën e tyre më të thellë. Ato poshtërohen kur mendojnë se partneri i tyre ka preferuar dikë tjetër në vend të saj. Kjo ndjenjë nxit hakmarrjen, por në qoftë se nuk shfaqet si hakmarrje ose dëshpërim, mund të çojë në ndryshime të mëdha e të papritura, duke e shndërruar një dështim të madh në një fitore. Pjesa më e madhe e ndarjeve nuk do të ndodhnin nëse gjërat do të shiheshin në këtë mënyrë…

Etiketa: tradhtia


Ju sugjerojmë

“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit
-Jetë dhe Stil

“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit

29 Nëntor, 2025 3:35 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 29 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

29 Nëntor, 2025 12:19 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Para
Zvicër/ Shqiptari dhe turku arrestohen me mbi 2 mln franga heroinë

Zvicër/ Shqiptari dhe turku arrestohen me mbi 2 mln franga heroinë

Botërori ‘Rusi 2018’: Zviceranët kritikojnë këngën e Botërorit

Botërori ‘Rusi 2018’: Zviceranët kritikojnë këngën e Botërorit

Laborator droge në Stamboll, arrestohet shqiptari

Laborator droge në Stamboll, arrestohet shqiptari
















TE FUNDIT

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë
1 Dhjetor, 2025

Sali Berisha akuzoi edhe njëherë kryeministrin Rama se përmes parave të drogës është duke qeverisur në vend. Në Foltoren para...

Lexo më shumë

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
1 Dhjetor, 2025

Një fantazmë po endet në kontinentin e vjetër: ajo e shpërbërjes së Bashkimit Evropian. Në dokumentin e tij të fundit...

Lexo më shumë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
1 Dhjetor, 2025

Një shtet palestinez është “zgjidhja e vetme” për konfliktin disa dekadash me Izraelin, deklaroi Papa Leoni XIV, duke dëshmuar kështu...

Lexo më shumë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë
1 Dhjetor, 2025

Gjatë konferencës së sotme për mediat, Sali Berisha u ndal te takimi i mbajtur pak ditë më parë mes Ervin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com