Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti është zyrtarisht një lojtar i skuadrës daneze të Vejles, në kategorinë e dytë daneze.
Kujtojmë që Ajeti nuk luan prej 7-muajsh, që pas largimit nga Grashoperi në Zvicër dhe gjatë merkatos së dimrit u fol se ai mund të bashkohej edhe me skuadrën e Tiranës, por kjo gjë nuk ndodhi.
Ndërkohë, sërish trajneri i skuadrës daneze është shprehur në prezantimin e Ajetit se ai ka besim në cilësitë e lojtarit.
“Është e qartë se 19 ndeshje ndërkombëtare për Shqipërinë dhe 41 ndeshje në Serie A janë një shprehje e qartë e cilësive të tij në futboll. Ne do ta rikthejmë atë sërish në formë”, ka thënë trajneri.
Ajeti është lojtari i dytë shqiptar që i bashkohet skuadrës daneze Vejles, pasi aty aktivizohet dhe Ylber Ramadani./ Opinion.al