Mbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti, pas kërkesave për transferimin në një klub të ri, ka firmosur tek Torino që drejtohet nga Sinisa Mihajlovic.
Performanca e tij në Euro 2016 ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të ndryshme, por Ajeti ka treguar se nuk e ka patur të vështirë të zgjidhte klubin e Torinos.
“Falë presidentit Kajro, drejtorit Petrachi dhe të gjithëve këtu në Torino unë jam te ju. Nuk pata asnjë hezitim për ta pranuar ofertën sepse Torino është një klub që ka treguar besim në lojtarët e rinj, dhe ky besim është ajo që unë kam nevojë. Unë jam i lumtur që jam këtu. Një përshëndetje e madhe shkon për të gjithë tifozët e Del Toros”, është shprehur Ajeti.