Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aida Hajnaj propozohet në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit

2020/07/27 at 3:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aida Hajnaj propozohet në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit

SPAK ka rekomanduar emrin e Aida Hajnajt për pozicionin e drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit. Struktura e Posaçme Anti-korrupsion propozoi Hajnajn në Këshillit të Lartë të Prokurorisë pasi vlerësoi se ajo ishte e vetmja nga kandidaturat që i plotësonte kriteret e kërkuara.

Aida Hajnaj Veizaj ka një eksperiencë të gjatë në polici. Ajo ka ushtruar detyrën e shefes së sektorit për Hetimin e Pastrimit të Parave në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme.

Më pas u emërua nga ministri i atëhershëm Fatmir Xhafaj si drejtuese e Drejtorisë për kufirin dhe Migracionin.

Ajo u prezantua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu si zëvendëse e tij më 15 shkurt të vitit 2018.

Veizaj ishte e vetmja grua mes 4 kandidatëve për Byronë Kombetare të Hetimit. Kandidatët e tjerë ishin Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Këta të fundit u skualifikuan nga gara pasi sipas verifikimeve të kryera nuk i përmbushën të gjitha kriteret.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të mblidhet të enjten për të votuar që zëvendësdrejtorja e përgjithshme e Policisë së Shtetit të marrë drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të luftës kundër korrupsionit.

Byroja Kombëtare e Hetimit ishte i vetmi institucion i paplotësuar ku tani me zgjedhjen e drejtores, do të nisë edhe procedura e përzgjedhjes së oficerëve të policisë gjyqësore që do të jenë hetuesit e kësaj strukture. 4 kandidatët që shkuan deri në fund të procesit arritën të kalojnë testin fizik, testin me shkrim dhe me gojë si dhe provën tek makina e së vërtetës ose poligrafi.

Byroja Kombëtare e Hetimit është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale në juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme. Veprat penale që do të hetohen nga anëtarët e Byrosë nën drejtimin e prokurorëve specialë janë krimi i organizuar dhe korrupsioni në nivelin e lartë. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
Studimi, kur do të largohet koronavirusi nga Shqipëria

Koronavirusi në Shqipëri/ Gjashtë humbje jete dhe 117 raste të reja

Shënohet viktima e pestë me koronavirus, një 49-vjeçar nga Tirana

19 persona në terapi intensive, si është situata në spitalet COVID

Koronavirusi/ Çmimi i arit arrin shifra rekord

Koronavirusi/ Çmimi i arit arrin shifra rekord

TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com