Gjin Guri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku iu vra babai, Zef Guri në Dukagjin, ka mohuar se autor i krimit të jetë kushëriri i tij, Gjovalin Guri, siç pretendoi policia.
“E turpshme”, kështu e konsideroi ai faktin që uniformat blu shpallën në kërkim djalin e xhaxhait të tij si autor i dyshuar.
Gjin Guri, nga Spitali i Traumës tha për “News24”, se kushëriri tij s’ka lidhje me ngjarjen dhe policia të gjejë autorët.
Ai ka treguar se si ka ndodhur ngjarja teksa po vinte me babain nga Shoshi në drejtim të Shkodrës me kamionçinë.
I plagosuri deklaroi nga shtrati i spitalit se u qëlluan papritur me automatik nga të paktën dy persona që ndodheshin të fshehur në rrugë.
“Devijova me dashje në humnerë për t’i shpëtuar breshërisë së plumbave”, mësohet se ka thënë Gjin Guri.
Kujtojmë se nga ky atentat humbi jetën Zef Guri dhe mbeti i plagosur djali i tij, Gjin Guri.