Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ai është sërish dikush

2018/07/07 at 8:29 AM
në Aktualitet, Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Ai është sërish dikush

Kryeministri hungarez Viktor Orban nuk i eleminoi dallimet e tij në politikën ndaj refugjatëve me kancelaren Angela Merkel. Por ndërkohë shumica e kryetarëve të qeverive të Evropës janë në anën e tij.


Për rreth tre vjet nuk ka qenë më Viktor Orbani te Angela Merkeli. Te Horst Seehoferi, kundërlojtari i saj brendapartiak në çështjet e migrimit ai është një mysafir i mirëpritur. CDU-ja e Merkelit dhe partia Fidesz e Orbanit janë pjesë e të njëjtit grup parlamentar në Parlamentin Evropian. Por përfytyrimet për politikat ndaj refugjatëve të të dy kryetarëve të qeverive që prej vjeshtës 2015 u distancuan thuajse diametralisht.

Këto ndryshime thelbësore kanë mbetur deri më sot. Në konferencën e përbashkët të shtypit të enjten, Merkeli tha “se duhet të mendojmë gjithmonë, që bëhet fjalë për njerëz, të cilët duan të vijnë tek ne”. Për një kohë të gjatë Merkeli luftoi për një ndarje të drejtë të refugjatëve në të gjithë BE, madje kërcënoi edhe me pasoja financiare, po të mos merrnin pjesë të tjerët. Por qeveritë e të ashtuquajturit Grup i Vishegradit  – Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia – e kundërshtojnë këtë deri sot në mënyrë kategorike.

Orbani ndihet i trajtuar në mënyrë të padrejtë. “Na lëndon, kur Gjermania na akuzon që nuk tregojmë solidaritet”, tha ai në Berlin. Solidariteti sipas tij konsiston në faktin që policët hungarezë dëbojnë në kufi mijëra migrantë, që përndryshe do të vinin në Gjermani.

Era e ka ndryshuar drejtimin

Në përgjithësi Orbani dhe kryetarët e tjerë të qeverive të shteteve të Vishegradit ndërkohë ndihen të konfirmuar në çështjen e migrimit, më e vonta që prej samitit më të fundit javën e kaluar. Atje u bë fjalë thuajse vetëm për izolim. Orbani foli pas takimit për një “sukses madhështor” të tezave të tij. “Evropa po orbanizohet”, ishte titulli në revistën “Der Spiegel”. “Era në Evropë e kthehu drejtimin”, shkruante me gëzim gazeta e afërt me qeverinë “Magyar Idök”.

Kai-Olaf Lang i Fondacionit Shkenca dhe Politika në Berlin e konfirmon këtë përshtypje të ndryshimit të kohëve: “Disa nga shtetet e Evropës Qendrore u duk se në fillim qendronin në periferi, tani ata përfaqësojnë Mainstream (tendencën kryesore). Në fillim ata qenë minoritet, tani në thelb ata prezantojnë atë që mendon ndoshta shumica e shteteve anëtare.”

Këtë të premte “Magyar Idök” konstaton e kënaqur: “Fakti që Merkeli e ka ftuar në Berlin Orbanin, është shumë qartësisht shprehje e pranimit të fitores politike (në mosmarrëveshjen për shpërndarjen e refugjatëve). Askush nuk do t’ua vërë gjermanëve në diskutim të drejtën që të pranojnë migrantë. Ne e respektojmë mënyrën liberale të të menduarit të Berlinit.(…) Ajo që kërkojmë ne është vetëm kaq, që edhe në Berlin të respektojnë përfytyrimet tona.”

Më pak interes për sundimin e ligjit në Hungari

Ndryshimi i gjendjes politike në Evropë mund të lërë gjurmë edhe në fusha të tjera. Hungaria dhe Polonia ndodhen në bankën e të akuzuarve në Bruksel për shkak të politikës së tyre ndaj medieve dhe të drejtësisë. Komisioni i BE sheh këtu deficite të shtetit juridik. Historiani hungarez György Dalos i njohu Orbanit të enjten në televizionin WDR “aftësi nuhatëse taktike”, sepse “Orbani e di se BE nuk do të ishte i interesuar sot që të kishte ndonjë konflikt të hapur me shumë vende të tjera.” Edhe në këtë pikë Orbani mund të mbështetet me sa duket te Seehoferi, i cili thotë për kryeministrin hungarez “Unë nuk mund të njoftoj për dyshime, se ai nuk qëndron mbi tabanin e parimeve bazë të shtetit juridik”.

Gjermania duhet t’i mbajë të gjithë bashkë

Kështu që Evropa ndahet jo vetëm për migrimin, por edhe në përfytyrimet e përgjithshme politike. Sipas vlerësimit të Langut, shtetet e Vishegradit përsa i përket politikës duan të kthehen “pas te rrënjët, kjo do të thotë tek një themel ekonomik që funksionon mirë, por më tepër në një drejtim të De Gaulle-t, në një “Evropë të atdheve”, jo në një bashkim politik.”

Por Langu beson se kundërpolet, pavarësisht refugjatëve, nuk janë patjetër “Evropa e Merkelit” dhe “Evropa e Orbanit”, por më tepër “Evropa e Macronit” dhe “Europa e Orbanit”. Në një kohë kur Presidenti francez kërkon ta drejtojë BE drejt Eurogrupit dhe kërkon ta mbrojë tregun francez të punës nga konkurenca e lirë e Evropës Qendrore Lindore, për shkak të “pozicionit të saj qendror” Gjermania gjithmonë i ka sytë edhe nga Lindja. Roli i Gjermanisë vërtet nuk duhet të jetë ai i ndërmjetësuesit, thotë Lang, por “rol i një aktori, i cili garanton kohezionin, që është në gjendje që të flasë me të gjithë dhe t’i marrë me vete të gjithë, edhe kur situata vështirësohet”. Këtë duket se e ka përvetësuar kancelarja, megjithë dallimet në mendime me Orbanin./DW

 

 

Etiketa: angela merkelviktor orban


Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe tentoi t’i përplasë, policia qëllon drejt…

28 Qershor, 2025 1:54 pm
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Aktualitet

Megaoperacioni “Ura”, SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë 12 milionë euro

28 Qershor, 2025 1:44 pm
Aktualitet

Proda në terren për masat e sezonit turistik 2025: Siguria është pasaporta jonë

28 Qershor, 2025 1:28 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Balluku në Forumin Global të Transportit në Turqi: Shqipëria, progres të rëndësishëm

28 Qershor, 2025 12:53 pm
Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…
Aktualitet

Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…

28 Qershor, 2025 12:26 pm
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

28 Qershor, 2025 11:52 am
Auto-Skicë
Aktualitet

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

28 Qershor, 2025 11:39 am
Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra
Aktualitet

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra

28 Qershor, 2025 11:26 am
Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë
Bota

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë

28 Qershor, 2025 11:09 am
PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin
Aktualitet

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

28 Qershor, 2025 10:50 am
Para
Divorci me një amerikan, pa marrë ende statusin permanent, ç’ndodh? Flet avokati amerikan

Divorci me një amerikan, pa marrë ende statusin permanent, ç'ndodh? Flet avokati amerikan

Italianët kapin në mes të ditës gomonen me 1 ton kanabis nga Shqipëria

Italianët kapin në mes të ditës gomonen me 1 ton kanabis nga Shqipëria

Res publica e Teatrit

Teatri, si dëshmi e modelit të rrezikshëm ku shteti po orienton ekonominë
















TE FUNDIT

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe tentoi t’i përplasë, policia qëllon drejt…

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
28 Qershor, 2025

Autoritetet policore në Lezhë hapën zjarr në drejtim të një makine mesditën e kësaj të shtune, kur i riu që...

Lexo më shumë

Megaoperacioni “Ura”, SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë 12 milionë euro

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
28 Qershor, 2025

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e 21 pasurive në Durrës, të cilat dyshohet se i...

Lexo më shumë

Proda në terren për masat e sezonit turistik 2025: Siguria është pasaporta jonë

28 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda inspektoi nga afër zbatimin e masave të posaçme për sezonin turistik...

Lexo më shumë

Balluku në Forumin Global të Transportit në Turqi: Shqipëria, progres të rëndësishëm

Auto-Skicë
28 Qershor, 2025

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në Forumin Global të Transportit dhe Ndërlidhjes, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com