Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ahmeti përfundon intervistën në Speciale: Nuk mund të ndaj informacion

2020/09/03 at 6:58 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedoni/ Ahmeti kërkon që gjuha shqipe të përdoret në komunikim ndërkombëtar

Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, është intervistuar nga prokurorët e specializuar të Gjykatës Speciale.

Pas intervistimit në cilësinë e dëshmitarit, Ahmeti tha se nuk e ka të lejuar të jap detaje rreth procesit.

“Deri në përfundim të këtij procesi, nuk mund të ndaj asnjë informacion me opinionin sepse kështu e përcakton ligji dhe dua që ta respektoj ligjin. Në përfundim të këtij procesi, atëherë mund të flasim. Sot ka marrë fund procesi i intervistimit tim. Kam qenë në cilësi të dëshmitarit”, tha Ahmeti para gazetarëve.

I pyetur se cili është mendimi i tij për këtë gjykatë, Ahmeti tha shkurt se “është vendim i Kuvendit të Kosovës dhe ky vendim është ekzekutuar”.

Intervistimi i sotëm  i Ahmetit ka qenë vazhdimësi e intervistimit të ditës së djeshme që zgjati rreth 8 orë. Ahmeti ka qenë një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

Që nga viti 2019 qindra ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga prokurorët ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Gjykata Speciale, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar e Prokurorisë në Hagë u formua nga autoritetet në Kosovë pas insistimit të bashkësisë ndërkombëtare.

Gjykata është themeluar pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Për formimin e kësaj gjykate u deshën edhe ndryshime kushtetuese, që u miratuan nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. /REL/

Ju sugjerojmë

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
Kryesore

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

9 Shtator, 2025 9:37 pm
Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
Kryesore

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

9 Shtator, 2025 9:12 pm
Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
Sport

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

9 Shtator, 2025 9:09 pm
Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium
Sport

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium

9 Shtator, 2025 8:57 pm
Macron emëron kryeministër të ri të Francës
Bota

Macron emëron kryeministër të ri të Francës

9 Shtator, 2025 8:41 pm
Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë
Bota

Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë

9 Shtator, 2025 8:16 pm
Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp
Bota

Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp

9 Shtator, 2025 7:38 pm
Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Letonisë
Kryesore

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Letonisë

9 Shtator, 2025 7:22 pm
Sulmi izraelit në Doha, vritet djali i udhëheqësit të Hamasit
Bota

Sulmi izraelit në Doha, vritet djali i udhëheqësit të Hamasit

9 Shtator, 2025 7:14 pm
Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar
Bota

Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar

9 Shtator, 2025 7:01 pm
Para
Sarandë/ 13-vjeçari mbërrin i pajetë në spital

Kukës/ Ishte duke u larë në rezervuar, mbytet 19-vjeçari

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, SHBA jep detaje  

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, SHBA jep detaje  

“Turqia dhe Greqia dakord për zhvillimin e bisedimeve teknike”

"Turqia dhe Greqia dakord për zhvillimin e bisedimeve teknike"

TE FUNDIT

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
9 Shtator, 2025

Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja Shqipëri-Letoni që po luhet në Tiranë. Shqipëria shënoi golin e avantazhit ndaj Letonisë në...

Lexo më shumë

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
9 Shtator, 2025

Shqipëria ka shënuar golin e parë ndaj Letonisë. Ishte mesfushori Kristjan Asllani  i cili arriti të shënojë nga pika e...

Lexo më shumë

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
9 Shtator, 2025

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i është drejtuar Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) me notë proteste, pasi Federata Spanjolle...

Lexo më shumë

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium
9 Shtator, 2025

Kombëtarja shqiptare e futbollit vuan një dënim për thirrjet raciste të tifozëve në ndeshjen kundër Serbisë. Këtë të martë 20...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com