Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ishte në disa pika grumbullimi të produkteve agroindustriale në zonën e Kutallisë në Urën Vajgurore.
Në takim me eksportues dhe fermerë ai tha se qeveria ka ndërmarrë masa lehtësuese për eksportuesit duke iu përgjigjur edhe shqetësimeve të tyre. Ai tha se një masë e re që aplikohet është ajo për rimbursimin e TVSH brenda 30 ditëve pa pritur për kontrollin që parashikon ligji.
Ai tha se skemat mbështetëse të qeverisë kanë nxitur prodhimin dhe eksportet. Së fundi përmes të gjithë fermerët lejohen që të kryejnë pagesa në “cash” deri në 30 mijë lekë dhe më bankë ose poste deri 150 mijë lekë. Pas ankesave që erdhën nga fermerët dhe eksportuesit, Ministria u tërhoq nga vendimi ku i kërkonte sektorit të bujqësisë që çdo lloj pagese ta bënte përmes bankës./balkanweb