-U tha në Opinion

Ahmetaj tregon sektorin më të prekur: Dëmi ekonomik 1 miliardë dollarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:21 - 07/05/20 |
Opi Nion

Më shumë se 1 miliardë dollarë parashikohet dëmi ekonomik që do të pësojë Shqipëria për shkak të situatës së krijuar nga COVID 19. Është kjo shifra që dha në studion e emisionit “Opinion”, ministri Arben Ahmetaj, ndërsa pohoi që sektori më i prekur do të jetë ai i prodhimit.

“Dëmi ekonomik këtë vit mund të shkojë përreth minus 5 përqind. Nëse do e transmetoja në shifra të prodhimit të brendshëm bruto, gati 1 miliardë dollarë brenda vitit. Unë mendoj që do të jetë pak më e lartë, do të shkojë tek 8 përqind dhe do të kalojë 1.3 miliardë dollarë dhe si dëm do të transferohet tek ndërmarrjet. Pra kemi prodhimin. Kjo është ndryshe si krizë nga ajo e vitit 2008, është krizë e sektorit real të krijuar nga frika e pandemisë”.

Ahmetaj tha se në këto kushte vendi gradualisht do të vijojë hapjen, ndonëse kjo hapje është e kushtëzuar edhe nga mënyra se si do të hapen vendet e rajonit. “Ne po hapemi, por jemi të kushtëzuar edhe nga hapja e rajonit. Italia dhe Greqia janë mbi 85% e shkëmbimit tonë tregtar. Hapja e tyre do na lehtësojë”, u shpreh Ahmetaj./Opinion.al

 

 

 

Pas