Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit për Integrimin Europian, teksa po diskutohet për Reformën Administrative.
Alibeaj riktheu në vëmendje çështjen e patronazhistëve për të cilën kërkoi një përgjigje nga zv.kryeministri Ahmetaj të cilin e thirri ‘Beni’.
Kjo solli edhe reagimin e Ahmetaj, i cili i kërkoi të mos e quajë Beni pasi ndodhet në komision si zvendës/kryeministër.
Alibeaj: Çështja e patronazhistëve, pra të dhënat e nxjerra përpara 25 prillit ku kanë folur nga Brukseli deri në Ëashington. Një çështje që ka damkosur sjelljen e shteti shqiptar ndaj të dhënave sensitive. Për këtë dua përgjigje nga zëvndëskryeministri, jo nga Beni.
Ahmetaj-Alibeaj: Stop me atë referencë, mos më fol me atë gjuhë mua. Mos më quaj Beni, jam këtu si zëvendës kryeministër.
Alibeaj: Qetësohu, u nxehe nga pyetjet?!