Kryesore

Lojërat e fatit/ Ahmetaj: Meta ka marrë këshilla të gabuara


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:35 - 10/09/18 |
b.f

Në komisionin e Ekonomisë është duke u diskutuar sot dekreti i Presidentit për lojërat e fatit. Kujtojmë se Meta ktheu ligjin e mazhorancës që synon uljen e barrës fiskale përkundrejt bizneseve të lojërave të fatit. Meta shprehej se mbështetja e bizneseve në fushën e lojërave të fatit për gjithë kategoritë e tyre, përbën pengesë serioze për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social, ndërsa ka efekt negativ në buxhet.Ministri i Financave Arben Ahmetaj duke folur sot në komision tha se Presidentin Meta e kanë këshilluar gabim.

Sipas tij, Qeveria “Rama” nuk e ul barrën fiskale për bizneset që merren me lojërat e fatit. I vetmi ndryshim që sjelli ligji i ri është se fut në të njëjtën skemë taksimi edhe lotarinë kombëtare.

Po kështu ai tha se “Në 1 janar nuk do të ketë më në qytet kazino elektronike”. Kurse për lotot sportive, Ahmetaj tha se do të ketë standart të ri. “Ato do të vendosen në distancë nga 200 m nga njëra-tjera”.

Në fund të mbledhjes, vetem me votat e mazhorancës u vendos të rrëzohet dekreti i Presidentit. /Opinion.al

Pas