Deputeti Agron Shehaj në një prononcim për mediat, pasi u largua nga seanca plenare, u shpreh se mosbindja civile nuk mjafton më.
“Nuk u tërhoqa, por si mund ta bëja në atë situatë. Thjesht protestë mjafton nga opozita. Në fund të fundit, Kuvendi është e vetmja mundësi që kemi për të folur. Në kushtet kur mazhoranca ka ndikim më të madh në media, Kuvend është i vetmi vend ku mund të flasim. Jemi në kushtet ku opozita është me shpatulla pas muri. Kur kapen ministra duke vjedhur, ministrja nuk humbet as mandatin, ndërkohë kemi kryetrarin e opozitës që është në burg”,-tha Shehaj.