Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agron Gjekmarkaj apelon për zjarret në Shëngjin: Situata është dramatike, pushteti i paaftë

2024/07/30 at 7:04 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Agron Gjekmarkaj apelon për zjarret në Shëngjin: Situata është dramatike, pushteti i paaftë

Pas përfundimit të seancës së Parlamentit ditën e sotme, ku u votuan ndryshimet e reja në qeveri, gjatë një prononcimi për mediat deputeti i PD për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka bërë një apel për situatën e zjarreve në Shëngjin dhe zonat përreth.

Ai është shprehur se situata është shumë e rëndë, pasi rrezikohen seriozisht jeta e banorëve, pronat dhe investimet e bëra.

“Kam një gjë shumë të rëndësishme të ndaj me ju. Unë jam deputet i Lezhës, i zonës së Shëngjinit, kam qenë sot në Shëngjin, atje situata është dramatike dhe druaj e kam shumë frikë, por nuk uroj kurrë që të bëhet tragjike sepse është në rrezik jeta e njerëzve, prona e miliona investime në zonën e Ranës së Hedhun, por mbi të gjitha gjendja shpirtërore dhe emocionale nga rreziku i madh. Kam tre ditë që përpiqem me modesti të sensibilizoj qeverinë, pushtetin lokal për të ndërhyrë, por nuk është marrë seriozisht. Qeveria ka qenë mjaft e zënë për të ndezur zjarrin e propagandës kudo në Shqipëri, por është e paaftë për të fikur zjarrin real që po rrezikon realisht zonën e Shëngjinit dhe të Pllanës ku ka shpërthyer nju zjarr tjetër, apo një tjetër pak më larg në Torovicë,” tha Agron Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj gjithashtu u shpreh se duke përfituar nga rasti i kësaj deklarate bëri një thirrje për kryeministrin dhe pushtetin vendor që të apelojnë vendet fqinje për të siguruar mjete ajrore që do të ndihmojnë në fikjen e vatrave të zjarrit. Ai nuk përjashtoi as faktin se këto zjarre mund të jenë vënë qëllimisht nga “një dorë”, që sipas tij ka synime të tjera në të ardhmen.

“Përfitoj nga prezenca juaj për t’i bërë apel kryeministrit, ministrit të Brendshëm, ministrit të Mbrojtjes të ndërhyjnë, të apelohen vendeve fqinje që të kemi mjete ajrore për ta shuar këtë zjarr në mënyrë që banorët e Lezhës dhe të Shëngjinit të fitojnë sigurinë që meritojnë. Po ashtu dua që të falënderoj të gjithë punonjësit e zjarrfikësve që janë atje dhe që po përballen, forcat e policisë dhe banorët që po mundohen me mjete rrethanore aq sa munden. Pushteti ende sot është i munguar dhe jo prezent në këtë fatkeqësi natyrore, që mbase nuk është edhe aq natyrore, mund të jetë edhe një dorë që vë zjarre që të bëhen ndërtime nesër, këtë t’ia lemë kohës. Por nuk dua që të mendoj skenarë kaq makabër, thjesht jam këtu për të apeluar qeverinë, ministrat pushtetin lokal të jenë pranë banorëve të Shëngjinit”, tha ai.

Ju sugjerojmë

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
Kryesore

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

13 Dhjetor, 2025 10:38 pm
Auto-Skicë
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
Aktualitet

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

13 Dhjetor, 2025 10:14 pm
Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Para
Zjarri në Shëngjin, OSHEE stakon energjinë elektrike tek Rana e Hedhun

Zjarri në Shëngjin, OSHEE stakon energjinë elektrike tek Rana e Hedhun

Vatër zjarri në Pogradec, zjarrfikësit në “luftë” me flakët

Vatër zjarri në Pogradec, zjarrfikësit në "luftë" me flakët

Zjarri në Shëngjin/ “Eksod” i turistëve, radhë kilometrike në autostradë

Zjarri në Shëngjin/ “Eksod” i turistëve, radhë kilometrike në autostradë

TE FUNDIT

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
13 Dhjetor, 2025

U shoqërua me diskutime e madje edhe debate, mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku është diksutuar ndër të tjera...

Lexo më shumë

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

Auto-Skicë
13 Dhjetor, 2025

Në ditën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut, një nga...

Lexo më shumë

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
13 Dhjetor, 2025

Nga Arianit Shehu Publikimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për vitin 2025 (NSS) është më shumë se një...

Lexo më shumë

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
13 Dhjetor, 2025

Është shoqëruar me debate mes Ervin Salianjit dhe kreut të PD-së Berisha, mbledhja e sotme e kryesisë. Ka qenë pikërisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com