Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është infektuar me koronavirus. Mësohet se pas marres së përgjigjes së tamponit Duka është karantinuar.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e partisë së tij, përmes së cilës Duka ka dhënë edhe një mesazh për qytetarët, duke e vënë theksin tek respektimi i masave anti-covid për mbrojtjen e vetes dhe të tjerëve.
“Të respektojmë masat, të ruajmë veten dhe të tjerët! Ju falenderojmë për bashkëpunimin” Zyra e Shtypit PAA./ Opinion.al