Ansi Agolli është një ndër futbollistët kryesorë të Qarabag, skuadra më e njohur e Azerbajxhanit. Mbrojtësi i Kombëtares, i cili aktivizohet në kampionatin azerbajxhanas prej vitit 2010, shfrytëzoi praninë e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për t’i bërë një dhuratë. Agolli i dha Kreut të Shtetit fanellën me të cilën luan, duke e quajtur një tifoz më shumë të Qarabag. Një gjest simbolik për Presidentin Nishani, i cili i ka qëndruar pranë Kombëtares.
Ansi Agolli e takoi zotin Nishani sëbashku me shqiptarë të tjerë të cilët jetojnë në Baku.
Presidenti i Republikës ndodhej në Azerbajxhan ku përshëndet hapjen e Forumit të katërt Global të Bakusë, ku takoi edhe personalite të këtij vendi.
Tv Klan