Agnesa Vuthaj ka publikuar një fotografi nga kampi “Bondsteel” , ku së bashku me disa miq ishte për të dhuruar gjak. Ajo që ra në sy dhe e bëri bukuroshen pjesë të lajmeve rozë, ishin format e saj që dukeshin të ndryshuara dhe me kile më shumë.
Kjo bëri që të aludohet edhe për një shtatzëni të mundshme, të cilën bukuroshja e mohoi Agnesa tha se vazhdon të qëndrojë në top formë, por se qëllimi i vizitës në kamp ishte i tillë që duhej të vishte rroba të gjera.
“Shkova për të dhuruar gjak, për të shpëtuar jetë dhe për të ndikuar në ngritjen e kulturës së dhurimit dhe vullnetit të mirë në Kosovë dhe sigurisht që nuk do të shkoja në mesin e mijëra ushtarëve ndërkombëtar me një veshje që më tregon format e trupit”, tha Angesa. Për t’ua hequr të gjithëve dyshimet ajo propozoi ta “ndjekim” në “Snap chat” dhe të shohim format dhe jetën e shëndetshme që ajo bën./Ekspress