Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agjenti i SHISH, pranon njohjen me Ilir Memushajn

2016/01/24 at 9:09 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Agjenti i SHISH, pranon njohjen me Ilir Memushajn

Prokuroria e Krimeve të Rënda duket se ka siguruar prova të forta për agjentin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Florian Bushi, i cili u arrestua me akuzën e shitjes së përgjimeve sekrete te bandat kriminale. Katër ditë pas arrestimit të punonjësit të SHISH­it, i cili përgjigjej për zonën e Fierit dhe Vlorës në sektorin e luftës kundër drogës, Florian Bushi mësohet se ka pranuar njohjen me shtetasin Ilir Memushaj.

Pikërisht këto të dhëna, si përgjime, raporte vëzhgimi, markat dhe targat e mjeteve të viktimës, dyshohet se i dyshuari si autor i vrasjes, Ilir Memushaj, i ka marrë nga punonjësi i SHISH-it. Memushaj pritet të merret në pyetje në lidhje me materialet e gjetura në telefonin e tij. Punonjësi i SHISH-­it, Florian Bushi, tashmë i arrestuar dhe avokati i tij, Eno Bushi, jurist i Partisë Socialiste, i kanë mohuar akuzat në gjykatë. Por prokurori i çështjes, Besnik Muçi, ka arritur ta bindë gjykatën me provat e gjetura në telefonin e Ilir Memushajt, pas arrestimit të tij në lidhje me vrasjen e Denis Kasajt.

Po kështu, prokuroria bëri me dije para gjykatës se dokumentet e nisura me “Viber” nga Florian Bushi në telefonin e Ilir Memushajt, ishin fshirë nga kompjuteri i punonjësit të SHISH, por me ekspertizë janë rikuperuar. Ato janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale që tregojnë se raportet e përgjimit e të vëzhgimit të Denis Kasës, janë krijuar e printuar në kompjuterin e punës së Florian Bushit. Pas arrestimit të Ilir Memushajt nga Vlora, me akuzën e pjesëmarrjes në vrasjen e ndodhur në Mbrostar të Fierit, punonjësi i SHISH­it kishte fshirë nga kompjuteri gjithçka, përfshi edhe dokumentet sekrete që kishte shitur. Por materialet në fjalë u gjetën e u rikuperuan, pasi në telefonin e Ilir Memushajt u gjetën fotografitë e raporteve sekrete të SHISH­it që ishin nisur nga inspektori. Florian Bushi mësohet se ka pranuar njohjen me Memushajn, por ka hedhur poshtë akuzën se i ka dërguar ai dokumentet sekrete në telefonin e të arrestuarit për vrasje. Nga ana tjetër, prokuroria ka dyshime se për shkak të njohjes dhe kundrejt pagesës,

Florian Bushi i ka shitur Ilir Memushajt të dhënat në lidhje me përgjimin e Denis Kasajt. Natën e vrasjes, më 7 janar 2015, ka rezultuar se Ilir Memushaj ka ndjekur makinën ku ndodhej Denis Kasaj me dy miqtë e tij dhe më pas i ka zënë rrugën asaj, duke i krijuar kështu mundësi atentatorëve ta qëllonin mjetin pasi kishte ndaluar. Besohet se Memushaj ka qenë pjesë e një grupi rival me Denis Kasajn, i cili përgjohej që pas hyrjes në Shqipëri, në dhjetor 2015, në lidhje me veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve./Panorama

Ju sugjerojmë

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher
Sport

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

25 Maj, 2025 3:04 pm
Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese
Bota

Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese

25 Maj, 2025 2:51 pm
Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia
Kronikë

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia

25 Maj, 2025 2:31 pm
“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA
Bota

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA

25 Maj, 2025 2:16 pm
Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë
Aktualitet

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

25 Maj, 2025 2:09 pm
Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza

25 Maj, 2025 2:03 pm
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

25 Maj, 2025 1:33 pm
Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror
Bota

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror

25 Maj, 2025 1:28 pm
Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person
Kronikë

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person

25 Maj, 2025 1:07 pm
Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme
Sport

Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme

25 Maj, 2025 12:59 pm
Para
I shërbeu plakut italian, shqiptari trashëgon pasurinë e tij

I shërbeu plakut italian, shqiptari trashëgon pasurinë e tij

Video/ Stuhi masive në SHBA, ja numri i viktimave

Video/ Stuhi masive në SHBA, ja numri i viktimave

Këta persona duhet t’i fshini nga Facebook

10 veprimet që nuk duhet ti bëni në Facebook

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher
25 Maj, 2025

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin...

Lexo më shumë

Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese

Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese
25 Maj, 2025

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur pa banesa nga përmbytjet masive të ditëve...

Lexo më shumë

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia
25 Maj, 2025

Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në Itali, pas ndjekjes nga policia. I riu, identiteti i të...

Lexo më shumë

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA
25 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti sot vendimin e administratës së tij për të bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com