Një punonjës i Shërbimit Informativ në Tiranë është dërguar i plagosur në spital me armë mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë, agjenti i SHISH është plagosur me armën e tij, aksidentalisht.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 19.05.2016, rreth orës 22:30, ka shkuar në SQU, i plagosur me armë zjarri shtetasi A. Q., 48 vjeç, banues në Vorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri.
Nga deklarimet paraprake shtetasi i lartpërmendur është punonjës i shërbimit informativ.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.