Bota

Agjentët vrasin afro-amerikanin, tensione në Los Anxhelos


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:25 - 01/09/20 |
Opi Nion

Një afro-amerikan është qëlluar për vdekje nga agjentët e kontesë së Los Anxhelosit në jug të vendit. Sikurse referon policia  ngjarja ka ndodhur pas një ndjekjeje, ndërkohë që viktima kishte qëlluar me grushta në fytyrë njërin prej agjentëve.

Gjatë natës kanë shpërthyer protesta dhe shumë manifestues janë mbledhur në vendin ku ndodhi vrasja, duke krijuar tension.

Ky është shteti i dytë në SHBA ku shpërthejnë protesta antiraciste, ndërsa pak ditë më parë edhe në Wisconsin u përfshi në tubime pasi agjentët plagosën një afro-amerikan.

Vetë presidenti Trump ka shkuar sot në Kenosha, ku  protestat vijojnë të jenë të nxehta./Opinion.al

Pas